Trajneri Sylvinho këtë të martë bëri paraqitjen e tij të fundit përpara medias në Shqipëri teksa i dorëzoi stafetën e Kombëtares shqiptare, trajnerit të ri të saj, Rolando Maran. Në ditën e tij të lamtumirës, tekniku brazilian bëri një falënderim për të gjithë duke nisur nga drejtyesit më të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit e deri te tifozët për t’i uruar më pas trajnerit të ri suksese në detyrën e tij