Fluvoksamina, një ilaç i lire i përdorur për trajtimin e sëmundjeve mendore si depresioni mund të shpëtojë jetën e pacientëve me COVID-19. Sipas një studimi të kryer nga studiues të Universitetit McMaster në Kanada, Universitetit të Uashingtonit dhe Qendrës Mjekësore në Brazil, ky ilac ndihmon në shërimin dhe përmirësimin e shpejtë të pacientëve që janë në rrezik për jetën.