Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic dhe kryeministri Albin Kurti zhvilluan takimin e radhës në Bruksel, pas shumë presioneve për pranimin e planit franko-gjerman, por pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të BE dhe SHBA, dy liderrët nuk kanë nënshkruar një marrëveshje. Takimi ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka qënë shumë i vështirë dhe ka zgjatur më shumë se dy orë.