Top News – Kur mbush 108 vjeç…!/ Ushtria mes historisë dhe dramave
04/12/2020 10:23

Forcat e armatosura shënojnë këtë 4 dhjetor 108 vjetorin e krijimit të tyre. Dhe përgjatë më shumë se një shekull, ushtria ka pasur një histori plot drama e suksese, dhimbje e gëzim, ulje e ngritje. Një histori që ndërthuret e bëhet njësh me historinë e Shqipërisë e shqiptarëve. Por Forcat e Armatosura vlerësohen nga shqiptaret si institucioni më i besueshëm e i respektuar, edhe pse ende ka shumë për të bërë. Prej vitesh, e madje që prej anëtarësimit në NATO, forcat e armatosura të Shqipërisë janë një forcë më moderne, më profesionale, me ushtarakë që arsimohen e stërviten njësoj si kolegët e tyre të NATO. Më 4 Dhjetor 1912, vetëm 6 ditë pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë u krijua Ushtria Kombëtare. Në këtë periudhë Forcat e Armatosura arritën të organizohen në: Forcat Vullnetare, Rezerviste, Xhandarmëria dhe Forcat Aktive. Ushtria në total arriti deri në 12.000 vetë e organizuar në 14 batalione me 400 - 500 vetë. Më 29 Korrik 1913 Konferenca e Ambasadorëve në Londër e Fuqive të Mëdha e njohën shtetin e pavarur shqiptar, si një “Principatë Sovrane” nën mbikëqyrjen e Fuqive të Mëdha dhe drejtimin e një princi të huaj. Nga vitet 1950 - 1968, Shqipëria ishte anëtare e Traktatit të Varshavës, dhe si rrjedhojë ushtria shqiptare u pajis me armatim dhe teknikë nga Bashkimi Sovjetik. Kjo periudhë shënoi fillimet e stërvitjeve të mëdha, si ajo e vitit 1950. Në vitet ‘90, me ndryshimin e sistemit politik edhe ushtria u bë pjesë e këtyre ndryshimeve. Reforma në FA filloi me vendosjen e kontrollit civil në to, heqjen e simboleve komuniste nga uniformat ushtarake dhe zëvendësimin e tyre me simbolet kombëtare, vendosjen e gradave dhe depolitizimin e departizimin. Në gusht 2002, Shqipëria dërgoi misionin e parë në Afganistan, misioni ISAF, 23 veta nga regjimenti komando, ndërsa në vitin 2003, Shqipëria dërgoi misionin e saj të parë në Irak, një kompani komando.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00