Top News – Kundër regjistrimit të popullsisë/ Opozita Maqedonase, avantazhon shqiptarët
21/02/2021 15:35

Partia VMRO-DPMNE ka nisur mbledhjen e firmave për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, të parashikuar për muajin prill. Opozita maqedonase pretendon se partitë në pushtet kanë manipuluar rezultatet e regjistrimit sa i përket përqindjes së shqiptarëve në shtet dhe se me një veprim të tillë, sipas saj, nuk do të ketë operacion statistikor, por politik. “Regjistrimi është një operacion statistikor, dhe si i tillë duhet të bazohet në një metodologji dhe proces që do të tregojë rezultate reale, dhe jo false, të bazuar në marrëveshje koalicioni. Pas përgjigjes masive të qytetarëve kundër regjistrimit,(kryeministri Zoran) Zaev duhet menjëherë të tërhiqet nga ideja e regjistrimit në prill”, thuhet në një deklaratw tw VMRO-së, e cila pretendon se vetëm të shtunën janë grumbulluar mbi 25,000 nënshkrime të qytetarëve. Kryetari i saj Hristijan Mickoski e ka akuzuar qeverinë për “rrënimin e shtetit dhe varfërimin e qytetarëve”. Sipas ligjeve në fuqi, opozita duhet të mbledhë mbi 30,000 nënshkrime për të rikthyer debatin për Ligjin e regjistrimit të popullsisë, por kjo nuk nënkupton me automatizëm dhe shtyrjen e procesit, pasi shumica parlamentare sërish mund të votojë të njëjtin ligj, që i jep formën e prerë regjistrimit të popullsisë. Lidhja Social-Demokrate e kryeministrit Zoran Zaev, insiston se asnjë nismë e opozitës nuk do të mund të shtyjë regjistrimin ndërsa sipas saj, “VMRO me këtë hap synon të fshehë pakënaqësitë e vet ate brendshme”.

Top Channel/ Vuçiç humb zgjedhjet: Fituan studentët! Nis festa në Beograd
25/10 23:15
Top News- Garë e ngushtë në Serbi/ Partia e Vuçiç me pak diferencë nga e studentëve
25/10 20:50
Top Channel / Zgjedhjet “rekord” në Serbi, studentët kundër Vuçiç, pjesëmarrje masive
25/10 19:58
Top News- ‘100 euro për votë dhe transport i paguar’/ Vuçiç ‘peshkon’ votuesit serbë në Kosovë
25/10 19:26
Top News- Sulmohet nëna e Vuçiçit/ Ngjarja ditën e zgjedhjeve, arrestohet autori
25/10 19:24
Top News- Gara për kryeministër në Serbi/ Shaip Kamberi thirrje shqiptarëve për të votuar
25/10 15:33
Top News – ‘Koalicioni shqiptar’ në zgjedhjet në Serbi / Tetë parti nën një sigël, jo më përçarje
25/10 12:22
Top News – Studentët në kurthin e ‘mitit të Kosovës’/‘Pjesë e patjetërsueshme e përbërëse’ e Serbisë
25/10 12:22
Top News – Serbia në zgjedhje, sfidohet Vuçiç / Pjesëmarrje masive, lëvizja studentore synon fitoren
25/10 12:21
Top Channel/ Zgjedhjet në Serbi/ Studentët kundër Vuçiç, 6.4 milionë qytetarë drejt kutive
25/10 11:44
Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10