Kanye West ka pranuar kujdestarinë e përbashkët të katër fëmijëve të mitur të tij dhe Kim Kardashian. Reagimi i tij, vjen pas paraqitjes së dokumentave të divorcit nga ana e Kim Kardashian, më 19 shkurt, cka i dha udhë procesit të zgjidhjes së një martese thuajse shtatë vjecare. Në të dyja kërkesat për divorc, reperi amerikan dhe ylli i reality shoë-ve kanë pranuar që martesa e tyre duhet të marrë fund për shkak të dallimeve të pariparueshme.