Një koalicion i përbërë nga grupe për të drejta civile ka ngritur padi federale kundër ligjit të ri me kufizime mbi të drejtën e votës në shtetin amerikan të Xhorxhias, duke argumentuar se ligji i mbështetur nga republikanët ka për qëllim ta bëjë më të vështirë për banorët e këtij shteti, veçanërisht afrikano-amerikanët, për të marrë pjesë në votime. Presidenti Joe Biden, i cili u bë në nëntor 2020 demokrati i parë në tre dekada që fitonte presidencialet në Xhorxhia, akuzoi republikanët në këtë shtet dhe shtete të tjera për sulmin me fokus të gjerë ndaj të drejtave të votës. Biden e quajti ligjin mizor, dhe e lidhi me politika raciste të shtetit jugor në shekullin e 20-të.