Top News – Kufiri, ‘Han pa porta’!/ ‘Frontex’, përballë trafikantëve
13/12/2020 11:32

Klandestinët nga Lindja e Mesme që synojnë vende të BE-së nëpërmjet Shqipërisë, nuk ka të ndalur. Me gjithë masat e marra nga policia shqiptare, e ndihmuar edhe nga kolegët e Bashkimit Evropian dhe të Frontex për kontrollin e kufirit, sërish shumë klandestinë arrijnë të kalojnë “Kufirin e gjelbër” mes Greqisë dhe Shqipërisë, duke ecur për ditë të tëra në këmbë, nëpër shtigje të improvizuara, me shpresën se do t’i shpëtojnë syrit të policisë. Në të gjithë kufirin e gjelbër me Greqinë operojnë 50 oficerë të huaj, ku 21 prej tyre janë dislokuar në pikën kufitare të Kakavijës. Gjatë paradites dy oficerë gjermanë patrullojnë në perimetrin, ndërsa një tjetër kujdeset për kontrollin e dokumentave. Puna më e vështirë është gjatë natës. Fshati Kakavijë që kufizon Shqipërinë me Greqinë ka qenë shpesh rrugë kalimi për emigrantët e paligjshëm që hyjnë në vendin tonë me synim vendet e Europës Qendrore. Muajt e fundit ka patur një rritje të fluksit të emigrantëve afganë apo sirianë që përdorin shqipërinë si rrugë kalimi për në vendet e BE-së. Kufiri i gjelbër është një sipërfaqe me qindra hektarë tokë dhe për ta mbajtur nën kontroll duhen pajisje të sofistikuara. Përveç ndalimit të klandestinëve, puna e Frontex është përqëndruar edhe në luftën ndaj trafikut të armëve dhe lëndëve narkotike. Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar pak ditë më parë, nëse do të jetë nevoja në Shqipëri do të mbërrijnë të tjerë oficerë. Kufiri i gjelbër mes Shqipërisë dhe Greqisë është kthyer në shteg të migrimit të paligjshëm. Synimi për mijëra emigrantë, kryesisht nga Algjeria dhe Siria, janë vendet e Evropës Qendrore teksa orvaten të kalojnë tranzit përmes vendit tonë.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00