Pedro Sánchez tha të hënën se do të qëndrojë si kryeministër i Spanjës, pas pesë ditësh spekulimesh për të ardhmen e tij. Sánchez anuloi angazhimet zyrtare javën e kaluar pasi një gjykatë hapi një hetim paraprak ndaj gruas së tij mbi pretendimet për korrupsion. Sanchez e denoncoi këtë hetim duke e quajtur një fushatë ngacmimi nga mediat e djathta. "Shprehja e solidaritetit nga të gjitha shtresat e shoqërisë" më bindën që të qëndroj në detyrë – tha ai.