Presidenti Ilir Meta ushtroi të drejtën e tij ligjore duke mos e dekretuar kodin e ri zgjedhor. Me këtë veprim, kreu i shtetit riktheu në Kuvend sërish ligjin, me argumentet përkatëse, por në të njëjtën kohë për këtë cështje i është drejtuar edhe komisionit të venecias për një opinion urgjent. Presidenti Meta bëri një koment edhe për protestat, duke e pranuar se qëllimi i tij nuk janë protestat, por zgjidhja e problematikave që shoqërojnë shqiptarët, teksa kërkon reflektim.