Qeveria e Kosovës ka miratuar këtë të premte Projektligjin për çmimet tavan, ndryshe masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. Projektligji vjen në një kohë kur rritja e madhe e çmimit të karburanteve në vend ka nxitur frikën për rritje zinxhir të çmimeve, sidomos atyre bazike. Kryeministri, Albin Kurti tha ky ligj garanton furnizimin dhe çmime të përballueshme për produktet bazë në kohë krize dhe parandalon fitimet e pajustifikuara në kurriz të qytetarëve. Ai shtoi se për herë të parë do të krijohet një mekanizëm i pavarur, i cili vendos, siç tha Kurti mbi bazën e interesit publik e jo të interesave të ngushta. Krahas kësaj, qeveria në mbledhje miratoi edhe Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor. Kryeministri Kurti tha se përmes këtij ligji synojnë të ulin pabarazinë në mes qytetarëve sa i përket shërbimeve shëndetësore, ndërsa ministri I shendëtësisë Arbe Vitia e konsideroi projektligjin si një nga reformat më të rëndësishme për sistemin shëndetësor. Gjykata Kushtetuese i kishte rrëzuar që të dyja projekligjet gjatë mandatit të kaluar katërvjeçar.