Një ngjarje e rëndë brenda një familjeje është regjistruar në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës, rreth orës 13:00. Një 73-vjeçar me iniciale V. K. dyshohet se ka goditur me çekiç, në kokë, bashkëshorten e tij, shtetasen me iniciale L. K. 68 vjeçe, e cila ka mbetur e dëmtuar rëndë. E dëmtuara është transportuar me një autoambulancë drejt spitalit rajonal të Shkodrës dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor të bluzave të bardha. Policia vendore e Shkodrës menjëherë ka bërë të mundur arrestimin e bashkëshortit të saj i cili dyshohet se është personi që e qëlloi me sqepar duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Janë ende të paqarta motivet e krimit në familje ndërsa në vendngjarje forcat e policisë po vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë.