Të hënën, Kremlini e hodhi poshtë idenë e një armëpushimi 60-ditor, të propozuar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky për të mundësuar mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në vendin e tij, duke deklaruar se në vend të kësaj kërkon një marrëveshje gjithëpërfshirëse paqeje. "Ju lutem, i thoni Putinit: na jepni dy muaj, 60 ditë armëpushim të plotë, 60 ditë, dhe ne do të organizojmë zgjedhje," tha Zelensky të dielën në emisionin "This Ëeek" të rrjetit ABC duke iu përgjigjur deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump, sipas të cilit ukraina duhet të zgjedhë një lider të ri.