Top News – Kreditë me problem/ BSH-në korrik u ruajt i njëjti nivel
11/09/2020 12:34

Raporti i kredive me probleme rezultoi 8.12% në fund të muajit korrik. Sipas revistes ‘Monitor’, statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë një rritje mjaft të lehtë nga niveli 8.09% i muajit qershor dhe konfirmojnë qëndrueshmërinë e këtij treguesi, në kushtet kur masat e përkohshme rregullatore që ishin në fuqi deri në fund të gushtit nuk kërkonin nga bankat riklasifikim të kredive të shtyra. Moratoriumi i shlyerjes së kësteve ka bërë që kriza e Covid-19 të mos reflektohet në cilësinë e portofolit të kredisë së sistemit bankar. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, portofoli i kredive të shtyra deri në mesin e muajit qershor arriti në rreth dy miliardë euro. Këstet e shtyra kishin vlerën e pothuajse 27 miliardë lekëve ose rreth 217 milionë eurove, shumë kjo që ngeli në bilancet e bizneseve dhe familjeve dhe i ndihmoi në përballimin e pasojave të krizës. Vetëm për bizneset, vlera e kësteve të shtyra vlerësohet në rreth 188 milionë euro ose sa rreth 11% e fondit vjetor të pagave. Kreditë me probleme janë ende sot në nivele më të ulëta krahasuar me një vit më parë, kur qëndronin në nivelin e 11.19%. Megjithatë, bankierët mendojnë se rritja e kredive me probleme është e pashmangshme dhe pritet të materializohet duke filluar nga muaji dhjetor, kur të ketë kaluar periudha prej 90 ditësh nga përfundimi i moratoriumit. Afati prej 90 ditësh përfaqëson periudhën minimale që një kredi e papaguar të klasifikohet si kredi me probleme. Pasiguria ende shumë e lartë e lidhur me pandeminë e Covid-19 dhe ndikimet e saj në ekonomi e bën të vështirë të parashikohet sa mund të keqësohet cilësia e kredisë. Megjithatë, kjo krizë e ka gjetur sistemin në pozita të mira kapitalizimi dhe likuiditetit. Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit në mesin e vitit ishte 18.1%, raport 50% më i lartë se kërkesa minimale e Bankës së Shqipërisë. Raporti mes aktiveve likuide dhe detyrimeve afatshkurtra në fund të korrikut ishte 45.8%, mbi dy herë më i lartë se kërkesa minimale rregullatore.

Top Channel/ Hegseth përdor Kosovën për t’u mbrojtur nga shkarkimi
10/11 23:34
Top Channel/ Debati për Shqipërinë në PE, vlerësohet raporti, por ka edhe kritika
10/11 23:28
Top Channel/ Spanjë, ekzekutohet shqiptari në atentat mafioz
10/11 23:25
Top Channel/ Debati për gjuhën shqipe, RMV i kërkon ndiihmë Komisionit të venecias
10/11 23:20
Top Channel/ E quajti shkodrën qytet serb, 3 vite burg politikanit malazez
10/11 23:17
Top Channel/ “Më ofruan para për intervista”! ”Skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me mediat
10/11 22:12
Top Channel/ Kryeministri Rama publikon pamje nga mbrëmja e pritjes së organizuar nga Emanuel Macron
10/11 21:48
Top News – Shtypi me makinë dy fëmijë. Dërgohet në gjyq shoferi 57-vjeçar Nikoll Radaçi
10/11 20:45
Top News- Vrasja e Ardian Nikulajt, “rrëfehet” vrasësi portugez: E njoh Haxhinë, por…
10/11 20:20
Top News-‘Protestat, si tenxhere ku zien gjithçka’/ Rama: Opozita fshihet pas të rinjve të dhunshëm
10/11 20:12
Top Channel/ Procesi për vrasësin e Nikuljat, portugezi Saraiva kërkon ti shpëtojë burgut
10/11 20:08
Top Channel/ Strasburgu: Arrestimi i Belerit, i ligjshëm! Shkelje me afatet e paraburgimit
10/11 20:04
Top Channel/ Bien kreditë me probleme në banka, pranë nivelit më të ulët në 19 vite
10/11 20:02
Top Channel/ Asambleja e PS të shtunën, Veliaj kërkon të marrë pjesë, letër SPAK
10/11 19:59
Top Channel/ Ambasadorja e BE bën bashkë Gjiknurin dhe Bylykbashin: Dialog për Zgjedhoren
10/11 19:57
Top News–Tashës së TikTokut i bie të fikët/OSHEE i ndërpret energjinë: Kam paguar të gjitha faturat
10/11 19:55
Top Channel/ Rama nga Parisi: Radikalët nxitën dhunë! Synojmë të mbyllim negociatat brenda 2027
10/11 19:53
Top Channel/ Ligj për mbrojtjen e protestuesve, gati “kundërmasat” për paditë abuzive
10/11 19:51
Top Channel/ Forumi i Paqes/Rama nga Parisi flet për protestat:Opozita pas të rinjve të radikalizuar
10/11 19:30
Top Channel/Aksident në hyrje të Sarandës, makina përplas këmbësorin, dërgohet me urgjencë në spital
10/11 19:27