Autoritet britanike kanë arrestuar dhe dënuar me burg një 31-vjeçar shqiptar pasi u kap me kokainë të fshehur në çizme. Vlera e mallit shkonte deri në 23 mijë paund. Elton Babaj u dënua me 4 muaj burg pasi u kap me 3.5 kg drogë në makinë. Sipas mediave të huaja, Babaj ndodhej ilegalisht në Britaninë e Madhe. Gjatë ndalimit nga efektivët e policisë, 31-vjeçari tha se punonte si korrier për tregtarët e drogës dhe se do paguhej 150 paund për dërgimin në Neëport. 31-vjeçar shqiptar, Elton Babaj u deklarua fajtor për posedim kanabis me qëllim furnizimin. Peter Donnison, që përfaqësonte të pandehurin, i kërkoi gjykatës të merrte parasysh pranimin e fajësisë së klientit të tij dhe mungesën e ndonjë dënimi të mëparshëm.