Top News – Koronavirusi në Sllovaki/ Presidentja hyn në vetizolim
24/06/2020 18:48

Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova, është futur në vetizolim, pasi një prej ndihmësve të saj ka qenë në kontakt me një person që ka dalë pozitiv në testin për koronavirus. Caputova do të jetë në vetizolim deri të premten, si masë paraprake, tha zëdhënësi i saj. Presidentja i anuloi të gjitha angazhimet, përfshirë edhe takimet e së mërkurës me udhëheqësin e Senatit të Republikës Çeke, Milos Vystrcil, dhe me presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen. Sllovakia është lavdëruar për masat që ka ndërmarrë për frenimin e koronavirusit. Ajo ka qenë një nga vendet e para në Evropë që ka mbyllur kufijtë dhe e ka bërë të detyrueshme vendosjen e maskës. Sllovakia, vend me 5.5 milionë banorë, ka konfirmuar deri më tash 1,589 raste me koronavirus. Shumica prej tyre tashmë janë shëruar, ndërsa 28 të infektuar kanë humbur jetën. Në javët e fundit, Sllovakia i ka lehtësuar masat e izolimit dhe aktualisht lejon vizitat e turistëve nga 19 vende, shumica e tyre në Evropën Qendrore dhe Lindore, në Skandinavi dhe shtetet e Baltikut.

Top News- Sulm masiv terrorist i ISIS në Poloni / Ndalohet plani, shënjestra një treg krishtlindjesh
16/12 15:28
Top News – Videoja prekëse, heronjtë e Sidneit / Çifti përpiqet të ndalë autorin, më pas vriten
16/12 15:27
Top Channel/ Tërheqja e Kushner, Vuçiç: Fitoi Shqipëria, Serbia humbi 750 milionë euro investime!
16/12 15:20
Top Channel/Plumb në shpinë,heroi i Australisë rrezikon të humbasë krahun, mblidhen një milionë USD!
16/12 15:03
Top News – 10 vjeçari qëllohet me thikë / Tmerr në një shkollë në Rusi, autori vetëm 15 vjeç
16/12 15:03
Top News – Nuk ndalet lufta për Krishtlindje / Putin thotë ‘jo’: Synojmë marrëveshje paq
16/12 15:02
Top News – ‘Djali im është një hero’ / Flet babai i sirianit që çarmatosi atentatorin
16/12 13:35
Top News – U gjetën të vdekur në shtëpi / Djali i regjisorit Rob Reiner akuzohet për vrasjen
16/12 13:32
Top News – “Një polic u qëllua në ballë” / Sulmi në Bondi Beach, kryeministri hedh poshtë kritikat
16/12 13:32
Top News – Fontana di Trevi bëhet me pagesë / Nga 7 janari duhet të paguani 2 euro për ta parë
16/12 12:53
Top News – Era e fortë rrëzon Statujën e Lirisë…nuk është ajo në Nju Jork, nuk ka të lënduar
16/12 12:51
Top Channel/ Tre javë protesta, nuk dorëzohen fermerët grekë: Rrezikon ekonomia në prag festash!
16/12 12:11
Top Channel/ Trump, padi BBC-së për shpifje: Kërkon 10 miliardë dollarë dëmshpërblim!
16/12 11:49
Top Channel/Gjermani, raporti: Ballkani Perëndimor është ende në pikë kritike, por Shqipëria lidere!
16/12 11:34
Top Channel/ Samiti i Berlinit, Trump optimist: Kurrë më pranë paqes se tani!
16/12 11:32
Top News – ‘Covidi i lopëve’ ndez Francën / Kaos dhe zemërim në vend, protesta e bllokime rrugësh
16/12 11:05
Top News – Fentanili ‘armë e shkatërrimit në masë’ / Trump: Vret më shumë njerëz se bombat
16/12 11:02
Top News- Trump i kërkon BBC 10 miliardë USD / E padit për shpifje, shifër ‘e çmendur’ dëmshpërblimi
16/12 10:58
Top News – Ukraina hedh në erë nëndetësen ruse/‘I vë flakën’ 400 milionë dollarëve me dronë nënujorë
16/12 10:57
Top News – Trump i ofron Ukrainës ‘Nenin 5’ / Evropa, gati të udhëheqë forcën ndërkombëtare
16/12 10:56
DIGITALB DIGITALB