Top News – Koreja e Veriut e pranon/ ’Lëshuam raketa balistike’, vjen dënimi i SHBA
26/03/2021 12:57

Shtetet e Bashkuara dënuan lëshimin e raketave balistike nga Koreja e Veriut, duke thënë se ato shkelin rezolutat e shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe se “kërcënojnë rajonin dhe komunitetin e gjerë ndërkombëtar”. Deklarata e Departamentit të Shtetit erdhi pasi Koreja e Veriut tha se, më 25 mars, ka lëshuar “një predhë taktike të tipit të ri, të zhvilluar rishtas”. Arma goditi objektivin 600 kilometra larg, tha agjencia koreanoveriore e lajmeve KCNA. Fundjavën e kaluar, Penjani lëshoi edhe dy raketa të tjera me rreze të shkurtër veprimi. Shtetet e Bashkuara mbeten të hapura për diplomaci me Korenë e Veriut, me gjithë provat e saj raketore, tha të enjten presidenti amerikan, Joe Biden, gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë. Por, ai paralajmëroi se do të ketë përgjigje nëse Koreja e Veriut e përshkallëzon situatën. “Do të përgjigjemi në përputhje me rrethanat”, u tha Biden gazetarëve. Përpjekjet diplomatike rreth programit bërthamor të Koresë së Veriut kanë mbetur të bllokuara për rreth dy vjet. Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë përpjekje të zhvillojë marrëdhënie personale me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, por nuk ka arritur të bëjë ndonjë përparim drejt denuklearizimit të shtetit komunist. Zyrtarët verikoreanë kërkojnë heqjen e sanksioneve ndaj shtetit të tyre, në mënyrë që të fillojë procesi i denuklearizimit, mirëpo SHBA-ja e kundërshton një gjë tillë.

Top Channel/ Putin tani po “fshihet”. Tre zyra identike , ndryshon masat e sigurisë
14/11 23:01
Top News- Palestinezët mbijnë në Afrikën e Jugut, presidentit i ikën mendja- Kërkon hetim
14/11 23:00
Top Channel/ SHBA ndryshon plan për Gazën/ Ushtria e SHBA planifikon ta ndajë në disa zona
14/11 22:59
Top News- Greqia kërkon të bëhet “zot i deteve”, armatoset me fregatën Belharra
14/11 22:45
Top News- I luten zotit për shi, iranianët përballen me thatësirën më të keqe në dekada
14/11 22:32
Top News- Shqiptari shkon në Turqi për të mbjellë flokët, por vdes pas transplantit
14/11 22:13
Top Channel/ Tragjedi në Romë, 27-vjeçari vdes pasi shtyhet nga ballkoni, në pranga italo-shqiptar
14/11 21:56
Top News- Autobusi merr para turmën e njerëzve në stacion, aksident i rëndë, viktima e të plagosur
14/11 20:09
Top Channel/ Panik në Stokholm, përplaset autobusi me dy kate, disa viktima e të plagosur
14/11 19:55
Top News – U bllokuan në ‘Pallatin Qiellor’ / Astronautët kinezë kthehen në ‘shtëpi’ me vonesë
14/11 15:13
Top News – Irani ‘rrëmben’ çisternën e naftës / Tensionet ngrihen në qiell në Ngushticën e Hormuzit
14/11 15:12
Top Channel/ Blindohet ushtarakisht Polonia! Nis stërvitja më e madhe e të gjitha moshave
14/11 14:57
Top News – Miliarda euro për ‘Mburojën e Akilit’ / Greqia blen nga Izraeli sisteme kundërajrore
14/11 14:56
Top News – Trump sulmon Venezuelën ‘ditët në vijim’ / Ushtria amerikane nis luftën kundër karteleve
14/11 14:56
Top Channel/ BBC i kërkon ndjesë Trump, kërkoi 1 mld USD dëmshpërblim
14/11 14:54
Top Channel/ Publikimi i letrave të Epstein, pritet të dalë në dritë gjithë dosja
14/11 14:53
Top News – Koreanoveriorët çminojnë Rusinë / Pastrojnë Kurskun pasi ndihmuan me ‘çlirimin’
14/11 14:42
Top News – Të gjithë polakët bëhen ushtarë / Nga nxënësit e fillores deri te të moshuarit
14/11 14:35
Top Channel/ E rëndë në Francë, çifti shqiptar gjendet i vdekur, dyshohet se burri vrau gruan dhe…
14/11 14:21
Top Channel/ Tronditëse, humb jetën shqiptari në SHBA, u përlesh me hajdutët
14/11 14:20
BILETA Portokalli - Bileta