Kombëtarja shqiptare nuk humbet kohë pas fitores së ndeshjes së saj të parë në edicionin e ri të Nations League ndaj Ukrainës. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Sylvinho zhvilluan një seancë stërvitore në Pragë përpara kthimit në Shqipëri duke nisur në këtë mënyrë punën për ndeshjen me Gjeorgjinë.