Top News-Koka, 3 orë ‘kokë më kokë’ me SPAK/Ish-ministri ‘dorëzohet’, por kërkon lirinë me para
15/04/2022 16:06

Pas 4 muajve në pranga, Lefter Koka është dorëzuar, duke dhënë dëshminë e tij të parë për prokurorët e prokurorisë speciale SPAK. Ashtu sikurse edhe pritej, ish-ministri nuk e ka zbutur pozitën e tij juridike, duke mos zgjedhur një bashkëpunim me drejtësinë, por thjesht këmbënguli se ka zbatuar vetëm ligjin gjatë kryerjes së detyrës. Dhe për rrjedhojë nuk ka asnjë përgjegjësi, në atë që tashmë njihet si afera e inceneratorëve. Marrja në pyetja ka zgjatur jo pak, por plot rreth 3 orë e 30 minuta. Në thuajse çdo përgjigje, Lefter Koka ka mohuar lidhjen me tenderat e inceneratorëve të Elbasanit, Tiranës apo Fierit. E gjitha narrative e tij ka qenë e thjeshtë, në zbatim të procedurave ligjore. “Nuk e kam shpërdoruar detyrën. Kam zbatuar ligjin. Kam ngritur Komisione në përputhje me ligjin. Kryeni ekspertim, nëse ka punime ose jo. Nuk i njoh fare kompanitë që përmendni”. Një tjetër pikë, për të cilën hetuesit thonë se ekzistojnë prova të forta fajësie është edhe një tokë, për të cilët është shpronësuar në Fier si truall dhe jo tokë orë. Dyshimet për falsifikim të firmave kanë qenë një pikëpyetje e madhe për hetuesit, të cilët morën prej Kokës këtë përgjigje. “S’është firma ime. S’kam dijeni, nuk mund ta di unë nëse ka falsifikim. Edhe vetë prokurorisë, iu desh të kryejë ekspertim. Është trajtuar si tokë arë dhe jo tokë truall, se nëse do ishte trajtuar si truall, çmimi do ishte 6 herë më i lartë. Për më tepër, ajo tokë kur doli leja e ndërtimit u shndërrua nga tokë arë në tokë truall”.

Top Channel/ Kontaminimi i ujit të pijshëm në Vlorë, shtohen personat me të vjella e diarre
09/11 12:42
Top Channel/ SPAK kërkon 75 vite burg për Shullazin, Berishën dhe Ymerin për dy vrasje
09/11 12:42
Top Channel/ Kuqezinjtë nisin grumbullimin, Shqipëria përgatitet për Finlandën dhe Bjellorusinë
09/11 12:32
Top Channel/ Vlora qendër e kinemasë evropiane, bordi i “European Film Academy” zbarkon në Shqipëri
09/11 12:31
Top Channel/ Shtohen sipërfaqet me bathë, fermerët e Myzeqesë reduktojnë parcelat me grurë
09/11 12:29
Top Channel/ Tragjedi në Kretë, 20 emigrantë të vdekur dhe dy të zhdukur, arrestohen dy të dyshuar
09/11 12:28
Top Channel/ Aksident i rëndë në Durrës, 33-vjeçari bllokohet në makinë e nxjerrin zjarrëfikësit
09/11 12:27
Top Channel/ Arrestohet 50-vjeçari Robert Duka, grabiti 60 mijë euro në 3 minuta
09/11 12:27
Top News – Shqiptari fiton çmimin ‘Akrepi i Artë’. Rexhep Rexhepi krijon orën më të mirë në botë
09/11 12:16
Top News – Të rinjtë vuajnë nga stresi. Studimi i Gallup – Shkak, rrjetet sociale
09/11 11:46
Top Channel/ Autori futet, mbyll derën e i vë armën në shpinë rojës, klientja tmerrohet dhe..
09/11 11:35
Top News – Tabaku kritikon modelin ekonomik: Rritje vetëm për pakicën, asgjë për familjet shqiptare
09/11 11:31
Top News – Vlorë, shtohen rastet e helmimit/ Dyshime për ndotjen e ujit pas ndërhyrjes në Ujësjellës
09/11 10:38
Top Channel/ Momenti kur Robert Duka u larguar me skuter pasi grabiti bankën te “Komuna e Parisit”
09/11 10:35
Top News-Një javë më parë grabiti bankën/Vodhi 60 mijë euro nën kërcënimin e armës, kapet 50-vjeçari
09/11 10:10
Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15