Vlora u kthye për tri ditë në një pikëtakim të industrisë evropiane të filmit. Qyteti priti mbledhjen e radhës të Bordit të European Film Academy, organizuar në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë. Në takim morën pjesë drejtues të Akademisë, producentë dhe kineastë të njohur ndërkombëtarisht.