Ashtu sic edhe e kishte paralajmëruar kryeministri Rama, Kuvendi e rrëzoi dekretin e presidentit Ilir Meta për shqyrtimin e Kodit Zgjedhor të miratuar nga maxhoranca pa dakordësinë e opozitës jashtëparlamentare. Shumica arriti të siguronte 97 vota për të hedhur poshtë nismen e kreut të shtetit.