Politika, por edhe ekspertët kanë propozuar here pas here ndryshime të kodit penal, duke ashpërsuar dënimet për krimet që kanë të bëjnë me dhunën ndaj grave e fëmijëve, shifrat për të cilat janë shtuar së tepërmi kohët e fundit. Duke u nisur edhe nga vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vllasia nga Klodian Çalamani, i cili ishte edhe fqinj i viktimës, u përfol për një ashpërsim të mëtejshëm të kodit penal.