Linja hekurudhorë në Shqipëri prej vitesh është lënë në harresë e shkatërruar, e vjedhur dhe pa asnjë lloj investimi. Këshilli i Lartë i Territorit që në mbledhjen e tij të parë miratoi lejen e ndërtimit për linjën hekurudhore Tiranë- Durrës, centarlin fotovoltaik të Qyrsaqit dhe Portit të Jahteve Marina Rodon.