Këshilli i Lartë Gjyqësor thotë se nuk ka asnjë përgjegjësi në lidhje me rregulloren e brendshme të miratuar nga Gjykata e Posaçme, që është shndërruar në mollë sherri mes kësaj të fundit dhe avokatëve e gazetarëve. Deklarata u bë nga kreu i KLGJ, Ilir Rusi gjatë seancës dëgjimore në Komisionin për Nismat Qytetare. Avokatët vijojnë prej gati një muaji tashmë bojkotin total të seancave në Gjykatën e Posaçme, teksa kjo e fundit i ka gjobitur me shuma nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë.