Krijuesit e filmit të ri të James Bond, mbetën të shokuar nga lajmi se ata u lanë pas në arkëtime në fundjavën e debutimit të filmit në kinema, nga një film kinez me luftë, i porositur nga partia komuniste kineze. Beteja në liqenin Changjin, ka mbledhur në kinema 203 milionë dollarë, duke eklipsuar kështu No Time To Die, që mblodhi 119 milionë dollarë dhe filmin e Marvel Venom: Let there Be Carnage, që mori 90.1 milionë dollarë. Filmi epik tre orësh, tregon për një fitore të rrallë të kinës kundrejt forcave të udhëhequra nga SHBA dhe Kombet e Bashkuara, gjatë luftës së koreve.