Kina është në zi për ndarjen nga jeta të një derrkuci që u bë hero pasi mbijetoi nën rrënoja për 36 ditë pas një tërmeti të 13 viteve më parë. Zhu Jianqiang, ose derrkuci i fortë, ngordhi në moshën 14 vjecare të enjten, duke ndezur një varg reagimesh. Ai u bë i famshëm pasi u zbulua i gjallë pas tërmetit me manjitudë 7.9 në provincën jugperëndimore të kinës, Sichuan, më 12 maj 2008.