Një poster gjigand në Kiev i drejtohet ushtarëve rusë: Largohuni nga Ukraina pa i lyer duart me gjak!’ Në një tjetër shkruhet: Si do të mund t’i shikoni fëmijët tuaj në sy? Apo “Largohuni! Qëndroni humanë”. Korrespondentja e Associated Press, Francesca Ebel, postoi një video në llogarinë e saj në tëitter, që tregonte një tabelë të madhe në të cilën zëvendësonin njëra tjetrën katër mesazhe drejtuar ushtarëve rusë.