Shtetet e Bashkuara, që vazhdimisht kanë bllokuar thirrjet për armëpushim në Gazë, do të dorëzojnë të premten një draft-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara i cili bën thirrje për “një armëpushim të menjëhershëm”, përderisa Rusia po shtyn përpara kërkesa edhe më eksplicite për paqe. Që nga nisja e luftës mes Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor, SHBA-ja vazhdimisht ka përdorur veton në Këshillin e Sigurimit për të bllokuar rezolutat e propozuara që bënin thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në enklavën palestineze.