Një 26 vjeçar u arrestua në flagrancë pasi qëlloi me kallashnikov në ajër për të kanosur kushëririn e tij 63 vjeçar. Sipas policisë vendore, mes dy kushërinjve Balla kishte pasur një konflikti për motive të dobëta, i cili agravoi deri në përdorimin e armës së zjarrit. Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Jube të Durrësit, një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri në ajër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës mbërritën në vendin e ngjarjes. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme në kuadër të operacionit policor të koduar “Kalibri”, u kap dhe u arrestua në flagrancë 26 vjeçari, Euron Balla