Top News – Kërcënimet për luftë bërthamore/ Traktati i firmosur nga Rusia dhe frika e Biden
26/02/2022 20:02

Kur presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, ai deklaroi: “Pavarësisht se kush përpiqet të na pengojë ose … të kërcënojë vendin dhe popullin tonë, ata duhet ta dinë se Rusia do të përgjigjet menjëherë, dhe pasojat do të jenë të tilla që nuk i keni parë kurrë në tërë historinë tuaj. Rusia sot mbetet një nga shtetet më të fuqishme bërthamore," tha Putin. Pushtimi rus deri tani është mbështetur tërësisht në armët konvencionale të tilla tanket që qarkullojnë në autostrada, bombardues dhe luftanije. Sipas përllogaritjevë të gazetës amerikane VOX, Rusia ka rreth 6,000 armë bërthamore dhe Shtetet e Bashkuara kanë rreth 5,500. Arsenali bërthamor është aq i madh sa mund të vrasë miliarda njerëz. Në dekadat e fundit, i ashtuquajturi rendi bërthamor ka mbetur mjaft i qëndrueshëm. Shtatë vendet e tjera të njohura se kanë armë bërthamore kanë arsenale shumë më të vogla. Shumica e vendeve në botë kanë nënshkruar Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, i cili kufizon përdorimin e armëve bërthamore. Vendet që kanë armë bërthamore janë Rusia, SHBA, Kina, Franca, Britania e Madhe, Pakistani, India, Izraeli dhe Koreja e Veriut. Kjo përfshin çdo anëtar të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të cilët kanë punuar për të modernizuar armët e tyre bërthamore gjatë dekadave të fundit, dhe tre anëtarë të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut. Numri i përgjithshëm i armëve ka rënë me rreth 80 për qind që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Por, a ka Putin një arsye për të përdorur armët bërthamore? Nga pikëpamja strategjike, ekspertët thonë, se nuk ka asnjë arsye që Rusia të përdorë armë bërthamore. Por deklaratat e shpeshta kërcënuese të Putin lidhur me arsenalin bërthamor, apo edhe ambicia e tij e madhe për pushtet, e lenë këtë pyetje pa përgjigje. Në vitin 2015, Putin tha në një dokumentar televiziv shtetëror rus se e kishte konsideruar vendosjen e forcave bërthamore ruse në gatishmëri gjatë aneksimit rus të Krimesë. Eksperti Zack Beauchamp tha për Vox se, kërcënimi i armëve bërthamore është arsyeja pse SHBA nuk do të dërgojnë trupa në Ukrainë. Që nga Lufta e Ftohtë, është pranuar gjerësisht se parandalimi bërthamor do të ndihmonte për të siguruar që kufijtë e Evropës nuk do të sfidoheshin. Në artikullin e Vox, shkruhet se tashmë i gjithë rendi ndërkombëtar po hidhet në erë, duke ngritur pyetjet a do të jetë sulmi në Ukrainë një prelud i një sulmi, ndaj shteteve baltike që janë edhe më të cenueshme, apo Putini do të mjaftohet vetëm me Ukrainën? Pamjet: AFP

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30