Komisioni Evropian miratoi përdorimin e frekuencës 5G gjatë fluturimeve ajrore, dhe kjo praktikë do të aplikohet në bordet e avionëve evropianë. Kjo do të thotë se, personat që janë të pajisur me telefena celularë me frekuencën 5G, do të mund të komunikojmë apo chatojnë me të afërmit dhe miqtë e tyre, edhe gjatë kohës që ata janë në fluturim. Vendimi i marrë nga Komisioni Evropian, lejon shtetet anëtare që ti bëjnë valët e frekuencës 5 GHz të disponueshme për përdorim në bord në rrugë sa më shpejt të jetë e mundur dhe jo më vonë se deri më 30 qershor 2023.