Miliarderi më i fundit ndër entuziastët e hapësirës u nis të mërkurën së bashku me tre qytetarë të tjerë privatë në bordin e një anije raketë të kompanisë SpaceX drejt hapësirës, duke u bërë kështu ekuipazhi i parë i përbërë vetëm nga civilë, i lëshuar në orbitën e Tokës. Katër udhëtarët amatorë në hapësirë, të drejtuar nga Jared Isaacman, amerikani që është themeluesi dhe shefi ekzekutiv i firmës së tregtisë elektronike Shift4 Payments, u nisën nga Qendra Hapësinore Kennedy në Kepin Canaveral, Florida.