Shifrat çdo ditë e në rritje të infektimeve nga koronavirusi dhe numri i lartë i vdekjeve kanë vënë në lëvizje anëtarët e komitetit teknik të ekspertëve, të cilët janë të përgatitur për tre skenarë. Duke lënë mënjanë skenarin me karakter profesional që kishte të bënte me hapjen e spitaleve rajonale gjë që ndodhi në Elbasan, Shkodër dhe Durrës, parandalimi është një tjetër mënyrë për të cilën pritet që të enjten të merret një vendim.