Policia greke arrestoi pasditen e së premtes një nga dy autorët, lidhur me grabitjen e një punonjësi karburanti. Dy grabitësit kanë kërcënuar dhe rrahur punonjësin e karburantit në zonën e Stavroupolit në Selanik, për t'i vjedhur të gjitha paratë që kishte, në orët e mëngjesit të ditës së djeshme. Megjithatë, një nga dy autorët që grabitën punonjësin në zonën e Stavroupoli, në perëndim të Selanikut ka rënë në prangat e policisë. Sipas burimeve të Policisë greke bëhet fjalë për një 31-vjeçar me origjinë shqiptare.