Me zgjedhjet parlamentare në Rusi që po afrojnë, pankartat për kritikun e Kremlinit Andrei Pivovarov, në qytetin jugor të Krasnodarit, i kërkojnë kalimtarëve ti shkruajnë letra kandidatit të tyre, që nuk ka mundësi t’i takojë ata personalisht. Kjo pasi Pivovarov po mbahet pas hekurave në burgun përtej rrugës. I arrestuar në fund të majit, Pivovarov thotë se ai ishte një nga objektivat e një raprezaljeje të Moskës kundër opozitës ruse në prag të zgjedhjeve të kësaj fundjave.