Kanadaja ka deklaruar se do të pranojë deri në 20,000 refugjatë afganë mes tyre edhe gra që kanë luajtur role publike, punonjës të strukturave qeveritare dhe të tjerë që ndeshen me rrezik përballë talebanëve, ndërkohë që ky grup ekstremist zgjeron territorin në vend. “Situata në Afganistan është shumë e dhimbshme dhe Kanadaja nuk do të rrijë duke parë,” tha Ministri i Imigracionit, Marco Mendicino në një konferencë për shtyp.