Një shofer, makina e të cilit ishte mbushur plot e përplot me kanace birre, u tha policëve se ato do ti dërgonte të gjitha për riciklim. Një makinë Toyota u ndalua nga oficerët gjatë një kontrolli rutinë në një qytezë të vogël në Ontario të Kanadasë, javën e kaluar. Dhe kur policët hodhën sytë në sediljet e pasme të makinës, mbetën të habitur. Me qindra kanace bosh birre kishin mbushur gjithë vendin, thuajse deri në tavan të makinës.