Shqipëria ka pritur për herë të parë kampionatin europian të futbollit për priftërinjtë “Futsal” 2024, ku 17 skuadra kombëtare nga e gjithë Europa do të ndeshen nga data 5 deri më datë 9 shkurt. Ndeshja e parë u realizua në Shkodër mes ekipit kombëtar të priftërinjve të Shqipërisë dhe atyre të Kroacisë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi skuadrat e priftërinjve për garën, teksa theksoi se ndihet krenar që vitin e sportit Tirana e mbyll me një kampionat të tillë. Më tej ai shprehu mirënjohjen për kontributin e tyre në shërbesë të komunitetit.