Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka reaguar në lidhje me një mjekim ndaj COVID-19, që po qarkullon në rrjetet sociale. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Brataj i bën thirrje qytetarëve, që të mos u besojnë terapive që shpërndahen në internet.