Këtë të mërkure teksa kishin nisur përgatitjet për pritjen e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen protestuesit u grumbulluan në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. ‘Jo Bashkim Europian me Ramën’ shkruhek në një prej pankartave të grupit të protestuesve, duke bërë të qartë në këtë mënyrë edhe mesazhin që kishin përkundrejt presidentes së Komisionit Europian. Policia e Shtetit kishte instaluar një kordon sigurie pranë urës së bulevardit, për të mos lejuar kalimin e protestuesve në drejtim të kryeministrisë.