Top News – Jetësohet BREXI-ti/ Britania del nga tregu unik i BE
31/12/2020 16:42

Brexiti bëhet realitet në mesnatë ndërsa britania del nga unioni evropian i doganave dhe tregu unik duke i dhënë fund gjysmë shekulli shpesh lidhjesh të trazuara me fqinjët më të afërt. Dalja e vështirë e britanisë nga Bashkimi evropian, merr fuqi sapo akrepat e Big Benit të famshëm në Londër të shënojnë orën 23.00 sipas orës së londrës, kohë kjo kur evropa kontinentale hyn në vitin e ri 2021. Brexiti ka dominuar politikën britanike që nga referendumi i 2016 që me një diferencë të vogël votash vulosi daljen nga blloku, duke hapur plagë të thella politike dhe sociale, që mbeten të tilla edhe sot. Por të dyja palët tani duan të ecin përpara drejt një të ardhmeje të re.Kryeministri Boris Johnson e quajti Brexitin një fillim të ri në historinë e vendit dhe një marrëdhënie të re me BE si aleatja më e madhe e britanisë. Ky moment më në fund ka ardhur dhe tani është koha ta bëjmë realitet Paundi britanik shënoi një rekord kundrejt dollarit amerikan para largimit të pritur nga tregu unik. Ligjërisht, britania doli nga BE më 31 janar por ka qenë deri më tani në një periudhë tranzicioni në kuadër të bisedimeve për të siguruar një marrëveshje të tregtisë së lirë me brukselin që u arrit më në fund mbrëmjen e krishtlindjes. Nga mesnata e të enjtes, rregullat e BE nuk aplikohen më dhe pasojat janë të menjëhershme, duke i dhënë fund lëvizjes së lirë të më shumë se 500 mijë personave mes britanisë dhe 27 vendeve anëtare të BE. Kontrollet në kufi do të rikthehen për të parën herë në dekada dhe pavarësisht marrëveshjes së tregtisë së lirë, radhët dhe pengesat e tjera si pasojë e dokumentacionit, janë të pritshme.

Top Channel/ Anglia “merr” fëmijët e Gazës: Evaukohen të miturit në gjendje kritike!
18/08 12:11
Top Channel/“S`na hidhni hi syve”, Amnesty International akuzon Izraelin: Uria në Gaza, e qëllimshme
18/08 11:32
Top Channel/ Zelensky në Washington, Trump: Ukraina ta “harrojë” Krimenë dhe hyrjen në NATO!
18/08 11:17
Top Channel/Përballja Trump-Zelensky, më e rëndësishme me takimi me Putin? BBC:Përcakton të ardhmen!
18/08 11:11
Top Channel/ Gjermania “përgatitet për luftë”? Bundeswehri “kërkon” 60.000 ushtarë!
18/08 11:07
Top News- Izraeli nën akuza për gjenocid/ Amnesty: Po shkakton uri të qëllimshme në Gaza
18/08 10:50
Top News- Gjermania kritikon Kinën/ Minstri gjerman: Po bëhet gjithnjë më agresive
18/08 10:19
Top Channel/ Tre javë zjarre në Spanjë. Sanchez propozon një “pakt kombëtar” përballë situatës
17/08 22:41
Top Channel/ Rubio: Paqja mund të mos vijë. Sekretari i rikthehet tezës së sanksioneve për Moskën
17/08 22:31
Top Channel/ BE me plan në Washington. Zelensky i frikësuar para takimit me Putin
17/08 22:29
Top News – Trump harroi menynë te printeri. Agjenda e takimit me Putin u gjet në një hotel në Alaska
17/08 21:00
Top Channel/ Europa në krah të Zelenskyt/ Trump planifikon takim trepalësh me Putin
17/08 14:58
Top Channel/ Letra e Melanisë për Putinin/ Zbulohet përmbajtja, iu lut për fëmijët ukrainas
17/08 14:55
Top Channel/ Plani i Zelenskyt me Trump/ “Labirinti diplomatik” midis SHBA, Putinit dhe Evropës
17/08 14:54
Top News- ‘Putin po refuzon armëpushimin’/ Takimi me Trump, Zelensky përsërit thirrjet për paqe
17/08 13:52
Top News- Protestë në rrugët e Izraelit/ Kërkohet lirimi i pengjeve dhe armëpushim në Gazë
17/08 13:13
Top News- Ukraina pretendon fitore në fushëbetejë/ Zelensky-Trump takohen nesër në Shtëpinë e Bardhë
17/08 12:59
Top Channel/Zbulohet dhurata e Trump për Putin/ Dokumentet sekrete që u harruan në hotel, u anulua dreka me tre pjata
17/08 11:45
Top Channel/ Trump do takim Zelensky-Putin/ Planifikohet që të organizohet të premten, BE në ankth
17/08 10:49
Top News – ‘Vetëm për të rritur’. Francë, shtohen hotelet dhe restorantet pa fëmijë
17/08 09:00