Dy adoleshentë të moshës 17 dhe 18 vjeç janë shpëtuar mbrëmjen e së dielës, nga policia e Shëngjinit pasi u pësoi defekt mjeti ‘jet ski’ në mes të detit. Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin kanë marrë njoftim se dy shtetas që ishin futur në det, me një mjet lundrues Jet Ski, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun”, nuk ishin kthyer në breg dhe kishin humbur kontaket me familjarët e tyre.