Në një reagim sqarues ndaj disa artikujve të publikuar në mediat ndërkombëtare, Jared Kushner ka folur për ato që i konsideron si spekulimeve mbi projektin e Zvërnecit dhe tregon se si personalisht është i angazhuar për të jetësuar një projekt të veçantë për zonën, Shqipërinë dhe gjithë rajonin, por duke garantuar ruajtjen e biodiversitetit dhe natyrën. Ai hedh poshtë pretendimet se toka është falur nga qeveria shqiptare, duke sqaruar se ajo është blerë përmes një transaksioni privat.