Top News – Japonia pranon-Puna e tepër vret/ Një punonjës i sony-t vdiq nga oraret e zgjatura
16/03/2021 15:56

Zyra e verifikimit të kushteve të punës, në Japoni, ka dalë në përfundimin se vdekja e një punonjësi të Sony-t, në emiratet e bashkuara arabe në janar të 2018 është shkaktuar nga puna e tepërt. Rasti ka ngjallur shumë interes në japoni, ku koha e punës e kalon thuajse gjithnjë, e madje në mënyrë të tepruar, orarin zyrtar. Shumë kompani kanë përfunduar vitet e fundit nën akuzë për shkak të aplikimit të orareve të gjata të qëndrimit të punonjësve të tyre në punë dhe qeveria japoneze i ka dhënë kështu jetë fushatave për ti kërkuar punonjësve të punojnë më pak dhe kompanive që të heqin dorë nga kërkesa për punë jashtë orarit. Rasti i fundit, i rrëfyer nga familjarët dhe avokatët e viktimës, ka të bëjë me një punonjës mbi 40 vjec, i punësuar me kontratë pa afat në 2007 dhe më pas i dërguar që të mbulonte marketingun e produkteve elektronike të sony-t në Dubai. Janarin e tre viteve më parë, fatkeqësisht ai vdiq si pasojë e një infarkti. Familja, paraqiti një kërkesë për dëmshpërblim për shkak të fatkeqësisë në punë, por kjo kërkesë nuk u pranua fillimisht pasi regjistrimet e bexhit nuk tregonin se punonjësi kishte punuar shumë jashtë orarit. Por familja nuk u dorëzua dhe përmes avokatëve nisi një hetim të pavarur, duke mundur të mbledhë të dhëna nga koha e aksesit në kompjuterin e punës dhe duke marrë në pyetje kolegët e viktimës. Më pas u mësua se personi në fjalë, tre muajt e fundit të jetës, kishte punuar mesatarisht 80 orë më shumë në muaj se orari i parashikuar. Muajt e fundit të jetës, sic tregon bashkëhsortja, ai ishte bërë nervoz dhe ishte gjithnjë i lodhur. Në 2019, sipas të dhënave, në japoni janë njohur 174 vdekje për shkak të punës së tepërt, 88 nga të cilët kanë vrarë veten.

Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54
Top News – Dy persona nën akuzë: Ndihmuan Iranin / Britani, lidhje me incidentin në bazën Fairford
27/10 11:52
Top Channel/ Dëbimi i emigrantëve nga Europa: BE i jep Frontex-it kompetenca të reja!
27/10 11:37
Top Channel/ Mbi 50 mijë viktima, është zyrtare: Vera 2026, më vdekjeprurësja në histori!
27/10 11:30
Top Channel/ Trump “nuk harron” Orbanin: “Të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së”!
27/10 11:14
Top Channel/ Ndryshimet në Serbi, çfarë pret Washingtoni dhe Brukseli nga lidershipi i ri!
27/10 11:13
Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59
Top Channel/ Xi Jinping nis spastrimet! Priten përjashtime dhe ndëshkime nga partia komuniste
26/10 22:55
Top Channel/ Anthropic paralajmëron katastrofë njerëzore nga AI: Duhet mbrojtje
26/10 20:27
Top Channel/ Zelenskyt i soset durimi me SHBA! Presidenti: Presim prej 1 muaji raketat Patriot
26/10 19:41
Top News – Zelenski: Bisedimet me Rusinë në Nëntor / Kremlini ‘shuan shpresat’: Nuk e ndalin luftën
26/10 15:17
Top Channel/ Një kardiolog në krye të Listës Studentore: Kush është “kryeministri” i ri i Serbisë!
26/10 15:06
Top News – Putin ‘qan’ për humbjen e Vuçiç / ‘Shpresojmë që liderët e rinj të vlerësojnë Rusinë’
26/10 14:54