Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli ka prezantuar 10 kandidatët për deputetë në qarkun e Tiranës. Ish-kryeparlamantarja u shpreh e bindur se lista e prezantuar prej saj është më e mira në 3 dekada, duke thënë se ka ëndërruar gjithnjë që deputetët të tillë të ulen në Parlament.