Izraeli dhe Gjermania kanë negociuar me sukses një marrëveshje shumë miliardë dollarëshe për të furnizuar Izraelin me tri nëndetëse të reja, theksuan burime në Izrael. ”Pasi u pezullua për vite pas akuzave për korrupsion rreth shitjes, marrëveshja për blerjen e tri nëndetëseve të reja të klasit ‘Dakar’ tashmë është mbyllur, me nëndetësen e parë që pritet t’i dorëzohet Izraelit brenda nëntë viteve të ardhshme”, njoftoi Ministria gjermane e Mbrojtjes. Kostoja e operacionit do të jetë 3,4 miliardë dollarë, ndërsa qeveria gjermane do të përballojë një pjesë të kostos. Qeveria aktuale e kryeministrit Naftali Bennett ka sinjalizuar synimin për të hapur një hetim mbi pretendimet për akte korruptive. Pavarësisht akuzave për korrupsion, Gjermania ka sinjalizuar gatishmërinë e saj për të mbështetur shitjen.