Top News – Italiani i Camorra-s/ Ka 750 mijë euro pasuri në Shqipëri
30/12/2020 12:27

Prokuroria e Durrësit dërgon për gjykim dosjen penale ndaj italianit të Camorras, Ferdinando Muollo, i dënuar për vrasje në Itali, ndërsa në Shqipëri akuzohet për pastrim të parave. Në përfundim të hetimeve rezultoi e provuar se, Policia Gjyqësore e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës ka indentifikuar ndër të tjera faktin se shtetasi italian Ferdinando Muollo ishte i proceduar penalisht në shtetin italian dhe pas kësaj kishte investuar në Republikën e Shqipërisë. Në Durrës, 56-vjeçarit Muollo iu sekuestruan, pas 18 muajsh hetime, 5 apartamente banimi, me sipërfaqe 413.8 m2, në Durrës; 13 garazhe me sipërfaqe 622.7 m2, në Durrës; 1 automjet me vlerë 40 000 Euro dhe afro 10 000 euro llogari bankare. Shtetasi italian ishte me leje qëndrimi në Shqipëri dhe ushtronte aktivitetin tregtar. Në vitin 2012 ka regjistruar shoqërinë sh.p.k, me objekt prodhimi dhe tregtimi i medikamenteve dhe pajisjeve dentare, në Tiranë, me 50 % të aksioneve në pronësi të tij. Në vitin 2015 ka regjistruar shoqërinë me objekt prodhimi dhe tregtimi i pajisjeve mjekësore-kirurgjikale për larje dhe dezinfektim ambientesh, ku 45 % të kuotave i posedon F.M. Në vitin 2015 ka regjistruar shoqërinë me objekt laboratore dentare, ku ka 30 % të kuotave. Kujtojmë se Muollo ka ekzekutuar në Itali shtetasin Salavadore Ridosso dhe është dënuar me 12 vite burg e gjashtë muaj në Itali. Krimin e ka kryer për llogari të Camorras.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00