Italia njoftoi se ka arritur synimin e saj për të vaksinuar 80% të popullatës mbi 12 vjeç. Por pavarësisht lajmit të mirë protestat kundër pasaportave të vaksinimit vazhdojnë. Sipas të dhënave zyrtare mbi 43 milionë banorë nga 60 milionë që përbëhet popullsia e Italisë janë tashmë krejtësisht të imunizuar. Guido Rasi, ish-drejtor i Agjencisë Europiane të Barnave, i cili aktualisht shërben si këshilltar pranë Komisionerit Italian të COVID-19, tha se shifra 80% nuk ishte “vetëm një prag simbolik”. Është një nivel në të cilin përllogaritjet tregojnë një pakësim domethënës të virusit dhe ulje drastike të shtrimeve në spitale”.