Mbajtja e armëve të zjarrit pa leje po bëhet gjithnjë e më shumë fenomen shqetësues në vendin tonë, pasi rastet janë të shpeshta kur shtetas të ndryshëm kapen nga policia e shtetit me armë pa leje. Një 38 vjecar u kap nga shërbimet e komisariatit numër 4 në rrugën e Arbrit me automatik dhe me muncione luftarake. I arrestuari Besmir Bajraktari, banues në Burrel po lëvizte me një automjet BMË kur u ndalua nga policia dhe iu ushtrua kontroll. Sipas informacioneve, ky shtetas rezulton i dënuar edhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Këto pamje tregojnë 38 vjecarin që pasi nxirret nga automjeti shtrihet përtokë nga policia dhe vihet në pranga.