Top News – Ish-zv. Kancelari del sot në gjyq/ Austri, skandali korruptiv rrëzoi qeverinë në 2019
06/07/2021 14:51

Ish-zëvëndëskancelari austriak dhe udhëheqësi shumëvjeçar i partisë së krahut të djathtë, Partia e Lirisë, Heinz-Christian Strache, pritet të dalë para një gjykate më 6 korrik në lidhje me akuzat për korrupsion. Ngritja e këtyre akuzave solli rrëzimin e qeverisë austriake në 2019. Asokohe u publika një video në të cilën shfaqej politikani, duke i ofruar kontrata në këmbim të donacioneve politike një gruaje e cila paraqitej si investitore ruse. Takimi ishte zhvilluar në ishullin spanjoll Ibiza në korrik të vitit 2017, tre muaj para zgjedhjeve, të cilat e sollën në pushtet partinë e tij. Strache kishte udhëhequr Partinë e Lirisë për 14 vjet, por kur shpërtheu skandali ai dha dorëheqjen edhe nga partia, e cila prej kohësh dyshohej se ishte e lidhur me interesat ruse. Publikimi i videos rezultoi me një hetim të gjerë për korrupsion. Gjyqi ndaj tij zhvillohet nën akuzat se Strache ndihmoi në ndryshimin e një ligji për një donator kur ishte në një qeveri koalicioni me Partinë e Popullit të kancelarit, Sebastian Kurz. Kur video e takimit të Ibizas u shfaq në 2019, koalicioni u prish. Pas zgjedhjeve të parakohshme, Kurz u bë kancelar. Avokati i Strache tha se as ai dhe as klienti i tij nuk do të komentonin para ose gjatë procedurave gjyqësore. Kurz gjithashtu është nën hetim lidhur me pretendimet se ka bërë deklarata të rreme në një komision parlamentar, akuza të cilat janë mohuar prej tij.

Top Channel/ Plani i paqes, Zelensky takohet me amerikanët: Kemi detaje të reja!
26/12 12:16
Top News – Lumenj balte mbi Kaliforni / Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë përmbytje të frikshme
26/12 12:03
Top News – Putin ‘i hapur’ për shkëmbim territori/ Mediat ruse: Si pjesë e marrëveshjes për Ukrainën
26/12 11:48
Top News – Më shumë raketa do të vijnë! Trump godet militantët e Shtetit Islamik në Nigeri
26/12 11:40
Top News – Japonia përgatitet për luftë me Kinën / Miraton buxhetin rekord të mbrojtjes
26/12 11:38
Top Channel/ SHBA sulmon Nigerinë, Trump: “I pata paralajmëruar për ISIS-in”!
26/12 11:35
Top Channel/ Gjermani, bashkimi familjar: Shqipëria e Kosova, ndër të parat për aplikime!
26/12 11:35
Top News – Zelenski shkon te Trumpi / ‘Shumë gjëra’ mund të vendosen para Vitit të Ri
26/12 11:32
Top News-Politikat e imigracionit në Gjermani/ Shqiptarët nuk ndalen, mes 5 kombësive më me aplikime
26/12 10:11
Top News- Vritet koka e kartelit të drogës në Meksikë/ SHBA: Kishte shpërblim 4 mln dollarë për të
26/12 10:00
Top News- Tragjedi në ditën e Krishtlindjes/ Gjenden të vdekur 4 anëtarë të një familjeje
25/12 23:00
Top Channel/ Përmbytje në Kaliforni, 3 viktima dhe 160 mijë familje pa energji
25/12 22:28
Top Channel/ Francezët duan të ikin, 25% e popullsisë kërkon të emigrojë
25/12 22:21
Top Channel/ Turqia zbarkon në qytet, arrestohen 115 anëtarë të ISIS: Planifikonin sulme për festa
25/12 22:12
Top Channel/ Frikë… Edhe në Krishtlindje lufta nuk ndalet, Ukraina dhe Rusia sulm njëra-tjetrës
25/12 22:11
Top Channel/ Hakerat bëjnë kërdinë në Brazil, ndërhyjnë në drejtësi, liron nga burgu kriminelët
25/12 21:29
Top Channel/ Pesë shtete kundër Krishtlindjes, ndalohen rreptësisht festimet
25/12 19:56
Top News- Putin negociata me Orban për të shpëtuar Vuçiç, Trump presion mbi Serbinë
25/12 19:52
Top Channel/ Putin uron Trump dhe vazhdon sulmin, ekspertët: Zgjatja e negociatave, manovër
25/12 19:41
Top Channel/ Fiton i preferuari i Trump në Honduras, numërimi zgjati një muaj
25/12 15:15
DIGITALB DIGITALB